BLUETOOTH

Dalin imazhet, Dafina dhuron “twerk” për fansat në koncert

14:21 - 15.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, së fundmi ka mbajtur një koncert në Tiranë. Ajo ka performuar për fansat e saj, duke dhuruar spektakël me interpretimin e disa prej hiteve të saj më të fundit. Këngëtarja nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga mbrëmja, ku shihet se atmosfera ka qenë në maksimum. Në një prej videove të publikuara, Dafina shihet teksa bën “twerk” të zjarrtë para publikut në diskotekë. Ajo merr vëmendjen e fansave me lëvizjet provokuese, teksa atmosfera gjithmonë e më shumë rritej. Dafina po shijon suksesin e projektit muzikor më të fundit “Ring ring”, në bashkëpunim me reperin Varrosi, që u prit mirë nga fansat.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.