BLUETOOTH

Do kthehen përsëri bashkë? Roberti: Nuk kam thënë asnjëherë që jemi ndarë me Norën

12:37 - 15.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Robert Berisha po vazhdon me deklarata befasuese pas ndarjes nga Nora Istrefi. Këngëtari mbrëmë e së mërkurës ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku padyshim foli edhe për ndarjen nga Nora Istrefi. I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku se me kë po jeton tani këngëtari, duke qenë se edhe kjo pjesë u komentua gjatë pas ndarjes së tyre, Robert Berisha tha se ai jeton edhe me Norën dhe Reneenë. “Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël, 4 vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër, kështu që pak aty e pak aty!




Edhe po të mos ishte vajza, mendoj që çdo çift që ka probleme, ka pauza, ndarje, nuk do me thënë të mos flasësh. Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Reneesë”, ishin fjalët e Robertit. Gjithashtu Berisha, foli edhe për divorcin, duke thënë se e vërteta e arsyes pse s’janë bashkë është dukur tjetër. “Nuk kam thënë asnjëherë që jemi ndarë, por nuk jemi bashkë, ky është dallim i madh. Divorci përmes gjyqit… nuk jemi prej atyre çifteve që e kemi bërë me inat. E vërteta qëndron diku tjetër, është personale dhe besoj se mund të ketë ndonjë derë të hapur për rikthim”, tha Robert Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.