KULTURË

Doris Pack, ish-eurodeputetja sërish në mbrojtje të teatrit

10:30 - 15.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Eurodeputeteja gjermane, Doris Pack, ka qenë ditën e djeshme e pranishme në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Politikania e njohur europiane, e cila ka dalë disa herë në mbështetje të kauzës së Teatrit, vizitoi edhe ekspozitën e artistit Avni Delvina në hollin kryesor të Teatrit Kombëtar. Pack ndodhet në Shqipëri në kuadër të një seminari që Instituti Robert Schumann po organizon me të rinjtë.
Në një postim në Facebook, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit apelonte te qytetarët që t’i dalin në mbrojtje godinës, pasi sipas informacioneve të tyre, në datat 16-17 nëntor, qeveria pritet të mësyjë.




“Sipas informacioneve paraprake, qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e minionit të tij Erion Veliaj kanë synim të sulmojnë dhe shembin Teatrin Kombëtar.
Me pretekstin e aktiviteteve që do të zhvillohen më 17 nëntor në Tiranë, do të bëhet bllokimi i rrugës dhe i zonës rreth Teatrit. Me urgjencën që e kërkon ky rast ju bëjmë thirrje të gjithë juve që e lexoni këtë thirrje, të na ndihmoni që sëbashku ta mbrojmë deri në fund Teatrin si qytetarë të lirë të këtij vendi”, apelon AMT.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.