AKTUALITET

Foto & Video/ Pas betimit te Meta, Marsida Xhaferllari paraqitet në Gjykatën Kushtetuese

09:10 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i është drejtuar mëngjesin e sotëm Gjykatës Kushtetuese. Gazetari i “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj ka siguruar fotot kur  Xhaferllari është paraqitur në këtë institucion.




Krahas  Xhaferllarit, ka qenë edhe Arta Vorpsi që ka shkuar që në orët e para të kësaj të enjte në Kushtetuese.  Të pyetura nga gazetarët, dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese u treguan tejet  të rezervuara. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi u betua dje tek noterja duke shmangur ceremoninë zyrtare para Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit shfaqi rezerva për emrin e saj. Emri i saj çoi në përplasje në distancë mes Presidencës dhe KED-së, ndërsa përfaqësuesit e tyre treguan gishtin e fajësisë  tek njëri tjetri.

Gjithashtu teksa gazetarët u përpoqën t’i shkëpusnin një mendim, Marsida Xhaferllari i përshëndeti shumë thjesht: mirëmëngjesi, ndërsa vijoi e qetë rrugëtimin  drejt zyrës së saj. Nga ana tjetër Arta Vorpsi u tregua më hermetike duke iu drejtuar gazetarëve me fjalët: mos u lodhni kot!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.