SPORT

Franca dhe Turqia “rezervojnë” Europianin

12:19 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria shpresonte shumë që Franca të zbarkonte në kryeqytet pa asnjë objektiv, me shpresën për të përfituar pak nga zemërgjerësia e kampionëve të botës. “Gjelat” e Deschamps bën saktë detyrat e shtëpisë përballë Moldavisë, siguruan një fitore që i dhuroi matematikisht në biletë për në “Euro2020”. Në fakt kjo ishte thjeshtë çështje kohe por për fatin e keq të Shqipërisë, Franca duhet ende të luftojë për të siguruar kualifikimin si kokë grupi, diferenca me Turqinë është vetëm dy pikë.




Kjo është një situatë e ndërlikuar pasi Francës përballë Shqipërisë i duhen 3 pikët për të mos kthyer vështrimin se çfarë do të ndodh në sfidën tjetër Andorra-Turqi. I vetmi lajm pozitiv, nëse mund të quhet i tillë, është forma jo e mirë që shfaqën kampionët e botës. Moldavia i befasoi që në minutën e 9-të ndërsa për të siguruar fitoren iu desh një gol në rrëmuje e sipër dhe shumë i kontestuar për faull dhe një penallti e Giroud në minutën e 79-të.

 Mbrëmja e se enjtes ishte negative në çdo aspekt për Shqipërisë pasi as Turqia nuk arriti të fitoj përballë Islandës me ishullorët që morën një pikë shumë të vyer në transfertë, një pikë që i jep një avantazh të madhe për të blinduar vendin e 3-të në grupin H. Islandës i mjafton të mos humbas në sfidën e fundit përballë Moldavisë por dhe në këtë pikë nuk shqetësohen shumë pasi fillimisht Shqipëria duhet të fitoj me Francën, një skenar që në këto momente më shumë ngjan me një fantazi të madhe se sa me një kombinim të mundshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.