AKTUALITET

‘’Jepi gaz të shohim sa merr”/ Provokimi i vajzës solli vdekjen e 17-vjeçarit dhe plagosjen e tre të tjerëve

12:56 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Adoleshenti Kristjan Vasili ndërroi jetë pranë rrethrrotullimit që të çon në TEG. Ka mjaftuar një fjalë e thënë nga vajza, që shoferi i ‘’Benzit’’ ku ishte pasagjer 17-vjeçari, të shkelte pedalen e gazit.




Raportohet se dy makinat ishin të ndalura paralel, vajza ka parë nga djemtë që ishin brenda makinës, po ashtu dhe këta dy të fundit.

Do garojmë”, Jepi gaz të shohim sa merr “Benzi” – mësohet të ketë thënë vajza.

Kjo i ka mjaftuar të riut 18-vjeçar, Fatjol Fusha për të shkelur pedalen e gazit. I riu ka humbur kontrollin e shpejtësisë dhe ka marrë para “Porche”-n që ndodhej e ndaluar në karrexhatë në aksin rrugor ‘’Mjull Bathore’’ në drejtim të Saukut, ku dhe ndodhi aksidenti tragjik.

Kristjan Vasili ngeli i vdekur në këtë aksident, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Në lidhje me këtë ngjarje në pranga ra shoferi Fusha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.