AKTUALITET

Kaosi në Gjykatën Kushtetuese/  Flet Arta Vorpsi: Jam në detyrë

09:49 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila zgjodhi të betohet për këtë vend tek një notere të mërkurën në kryeqytet, ka folur sot për “News 24” dhe “BalkanWeb” duke sqaruar edhe njëherë statusin e saj.




Gazetari  Ergys Gjençaj ka kontaktuar me Vorpsin duke e pyetur nëse ajo ndodhet aktualisht në Gjykatën Kushtetuese si këshilltare apo si anëtare e saj. Në përgjigjen e saj të shkurtër, Arta Vorpsi e thotë qartë se ajo ndodhet në këtë institutcion kyç si gjyqtare dhe jo si këshilltare.

Emri i Arta Vorpsit shkaktoi debate të forta mes KED-së dhe Presidencës, dy institucione këto, të cilat akuzojnë fort njëra tjetrën për keqinterpretime ligjore në lidhje me listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Vorpsit:

Pyetje: Zonja Vorpsi, sot në Gjykatën Kushtetuese, jeni me statusin e këshilltares apo të gjyqtare së Gjykatës Kushtetuese?

Arta Vorpsi: Jam në detyrë si gjyqtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.