Kryesore

Ngjela “mbron” betimin e Arta Vorpsit tek noteri: Kështu betohen anglosaksonët. Meta rrezikon shumë…

18:29 - 15.11.19 Gazeta Shqiptare

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja për të folur në lidhje me situatën politike në vend. Ngjela është shprehur se presidenti nuk është i ashpër por i çmendur.



Ngjela: Presidenti nuk është i ashpër, është i çmendur. Kuvendi është i pafuqishëm duhet ti drejtohet urgjent komisionit shëndetësor për ta analizuar çmendurinë e presidentit.

Dyrnjaja: Është e rëndë kjo që thoni zoti Ngjela.

Avokati:  Nuk është e rëndë, e njeh ligji. Dy gjëra njeh ligji, tradhtinë kombëtare dhe çmendurinë e presidentit. Si mund të flasë presidenti ashtu? ke parë ndonjë president që flet ashtu? Çfarë është ky? Ore zotëri e di si po flek ky? Po flet sikur të jetë diktator dhe nuk ka asgjë në dorë, i marrë.

Dyrnjaja: Presidenti thotë po mbroj kushtetutën?

Ngjela: Kushtetutën e ka Kuvendi në dorë, po të dojë i heq nesër kompetencat.

Dyrnjaja: Sot kemi dy anëtare të Gjykatës Kushtetuese të cilat kanë një vend, njëra e dekretuar nga presidenti i Republikës, tjetra shkoi tek noteri. A mund të kemi anëtare të Gjykatës Kushtetuese me noterim? Nuk shkon si llogjikë apo jo?

Ngjela: Ti nuk mund të thuash shkon apo nuk shkon vetëm do bësh pyetje?

Dyrnjaja: Unë pyetje bëra, por në mënyrë retorike.

Ngjela: A ka ndodh ndonjëherë kjo? Ka ndodh.

Dyrnjaja: Më thoni…

Ngjela: Ka ndodh në Amerikën e Jugut, me president si ky.

Dyrnjaja: Po thoni që është një precedent i ardhur nga jashtë?

Ngjela: Po ndodh ore me gjithë të çmendurit, ore zotëri, kur ti president e ke njeri që nuk pranon shtetin natyrisht që do veprosh ndryshe.

Dyrnjaja: Kjo është një servirje nga jashtë?

Ngjela: 100%, unë doja ta thoja por u mata, por kur e pash që e bënë e kuptova që është skemë e jurisprudencës amerikane. Jua shpjegojnë ata kaq mirë bukur, mos u ngutni nuk jeni profesionist. Unë e di që është precedent amerikan, biles edhe anglez deri diku.

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar më herët në studion e Ditari në A2, u shpreh se, sipas Kushtetutës, Presidenti mund ta shpërndajë Parlamentin vetëm në një rast.

Meta u shpreh kështu ditën e sotme: “Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti me një dekret shpërndahet, Qeveria me një dekret shpërndahet. Presidenti, me një “impeachment” shkarkohet nga një Parlament legjitim. Përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë”.

Sipas Ngjelës, Meta mund ta nxjerrë një dekret të tillë, “por kjo e çon në burgim të përjetshëm”.

“Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin vetëm kur nuk del mazhoranca. Kur nuk zgjidhet dot kryeministri ose Presidenti, thërriten palët dhe më pas shpërndahet Parlamenti”, theksoi Ngjela.

“Pyetja që duhet bërë është pse është çmendur Presidenti? Një njeri normal, që do shtetin, nuk vepron kështu. E ka humbur ekuilibrin sepse është kërcënuar. Gjykata Kushtetuese do të gjykojë Presidentin dhe ai ka konflikt interesi. Kjo gjykatë që po formohet është njësoj si ajo që Meta bleu kur u akuzua për 700 mijë euro me zë. Ky kërkon të krijojë gjykatën e tij, por ka vetëm firmën. Me 94 vota ai Parlament bën çfarë të dojë. Parlamenti është sovran i popullit, jo Presidenti. Presidenti do të shkarkohet dhe do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe kërkon që të vërë njerëzit e vet atje. Meta po sjell turbullirë të madhe në shtet dhe shteti ynë është i papërgatitur për këtë. Mazhoranca ka bërë gabim që nuk e ka shkarkuar ende. Nëse do ta shkarkonte, Presidenti nuk do të kishte më forcë juridike. Nuk do të nxirrte dot asnjë akt. Meta kërkon të shpëtojë veten me akte antikushtetuese”, shtoi më tej Ngjela.

Por, avokati mendon se Presidenti nuk është shkarkuar pasi të gjithë aktorët e politikës duan turbullirë, pasi kanë frikë antikorrupsionin: “Pse u vonua shkarkimi? Sepse të gjithë duan turbullirë, pasi kanë frikë antikorrupsionin. Autoriteti amerikan e ka sjellë të gjithë këtë”.

Në lidhje me betimin te noteri të Arta Vorpsit, Ngjela tha se bëhet fjalë për një praktikë amerikane: “Është nocion amerikan, sa herë që bllokohet shteti. Edhe Presidenti noter është. Presidenti mund të vendosë të rrëzojë shtetin, atëherë çfarë duhet bërë? Ta lëmë ta rrëzojë? Ka pasur precedentë të mëparshëm. Amerikanët vetë u kanë thënë që të shkojnë në noter dhe merr fund loja”.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O Spartak Ngjela, qe je debil e i cmendur e dine te gjithe, por qe te arrish deri ketu qe permend si precedent Ameriken e Jugut kjo eshte e pabesueshme(!)

    Përgjigju ↓