Kryesore

“Një xhevahir i vërtetë”, presidenti i UEFA-s i mahnitur nga “Air Albania Stadium”. Ja deklarata e tij

17:04 - 15.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria do të përballet ditën e diel ndaj Francës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Ky do të jetë një moment historik për futbollin shqiptar, pasi do të inagurohet edhe stadium i ri Kombëtar. Një impiant modern me një kapacitet prej 21 mijë e 690 vendesh! Nga 17 nëntori dhe në vazhdim të gjithë tifozët do të kenë mundësinë t’i shikojnë ndeshjet në një mjedis modern.




Aleksander Ceferin

Në këtë ditë historike për futbollin shqiptar, nuk do të mungojë as presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili do të jetë një nga të ftuarit e nderit. Ai shprehet i lumtur që Tirana ka një stadium që publiku shqiptar e meriton vërtetë.

“Në mënyrë që futbollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurtë dhe të rehatshëm. Stadiumi “Air Albania” është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme” u shpreh Ceferin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.