BLUETOOTH

Tayna më provokuese se kurrë, reperja publikon imazhet nga pushimet në Turqi

18:00 - 15.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke i shijuar disa ditë të mirë pushimi në Turqi. Artistja nga Prizreni nuk heziton që momentet e bukura t’i ndajë me fansat në rrjetet sociale, siç edhe ka vepruar së fundmi. E njëjta në llogarinë e saj personale, “Instagram” ka publikuar një fotografi provokuese, në të cilën nuk ngurron të vë në pah format trupore.




Imazhi në fjalë është realizuar në një jaht luksoz, gjatë eksplorimit të vendit të mahnitshëm të Bosforit. “Duke parë punët e të tjerëve”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, ku vjen pas një tjetër imazhi kur thoshte, “po shikoj punët e mia”. Doruntina aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Sicko”, ndërkohë që vazhdon të jetë shumë e kërkuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. Ajo po ashtu është duke punuar në një tjetër këngë me reperin Mozzik, e cila pritet të lançohet në fundvit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.