AKTUALITET

“Vajzën e linte dhe e gjente në gjumë”/ Dalin të tjera detaje nga vrasja në Vlorë. Ja dyshimet e policisë

10:53 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku mbeti i vrarë 38-vjeçari Kreshnik Dashaj. Fqinjët kanë rrëfyer sesi e njihnin ata Dashajn. “Ai ishte baba i një vajze 7-vjeçare të cilën e linte në gjumë dhe e gjente në gjumë pasi punonte dy turne”, u shprehën ata. Për banorët e zonës i riu njihej si person i qetë dhe punëtor, i cili shikonte punën e vet. “Punonte 16 ore për të mbajtur familjen e tij”, kanë thënë ndër të tjera.




Dyshohet se 38-vjeçare mund të jetë vrarë nga persona të afërm dhe krimi mund të këtë ndodhur për motive familjare. Pasi kishte lënë punën në mesnatë në fabrikën ku punonte kur po kthehej në shtëpi ai është goditur me plumb dhe me sende të forta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.