LIFE STYLE

Çfarë ndodh me fëmijët që rrinë shumë orë para  telefonave

11:13 - 16.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ditët  e sotme një problem shumë shqetësues për të gjithë fëmijët është përdorimi dhe qëndrimi gjatë para ekranit të telefonave dhe smartphone-ave. Ne të rriturit  një pjesë të madhe të kohës dhe të ardhurave po ja kushtojmë mjeteve teknologjike, duke i ndare që në moshë të vogël me femijët tanë. Një studim i ri ka treguar se përdorimi i ekranëve  (Ipad, Tablet, Smartpohon) shkakton ndryshime strukturore në mendjen e fëmijëve parashkollorë, veçanërisht në pjesët që shoqërohen me gjuhë dhe aftësi të tjera shkrim-lexim.




Sipas një artikulli të botuar në Science Daily, studimi u bazua në skanimet e MRI-ve të 47 fëmijëve të shëndetshëm midis moshave 3 deri në 5 vjeç. Edhe pse studimi nuk zbuloi dot me saktësi si ndikon koha e ekranit në tru, ai tregoi se fëmijët që kalonin më shumë kohë në ekran kishin integritet strukturor më të ulët sesa pjesa tjetër e fëmijëve.

“Studimi ngre pyetje nëse të paktën disa aspekte të përdorimit të ekraneve, të bazuara në fëmijërinë e hershme, mund të ofrojnë stimulim nënoptimal gjatë kësaj gjendjeje të shpejtë, formuese të zhvillimit të trurit”,- tha Dr. John Hutton, drejtor i “Reading & Literacy Discovery” në spitalin e fëmijëve “Cincinnati” dhe autori kryesor i studimit.

“Ndërsa ne nuk mund të përcaktojmë akoma nëse koha e ekranit i shkakton këto ndryshime strukturore ose nënkupton rreziqe afatgjata neuro-zhvillimore, këto rezultate kërkojnë studim të mëtejshëm për të kuptuar se çfarë kuptojnë dhe si të vendosim kufijtë e duhur në përdorimin e teknologjisë”. Prandaj prindërit duhet  ti largojnë fëmijët sa më shumë nga ekrani dhe ti angazhojnë në aktivitete sportive dhe artistike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.