Horoskopi

Horoskopi i datës 16 Nëntor 2019

00:00 - 16.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mund të duket sikur kohët e fundit keni kaluar momente të forta emocionale, por mos u shqetësoni. Gjithçka do të shkojë shumë më mirë se më parë dhe do të përfitoni nga ambicia e të tjerëve.

Kur ndjeheni sikur jeni shumë me nxitim sot, ngadalësoni! Duket e thjeshtë, por kohët e fundit e keni angazhuar veten në shumë aktivitete. Fuqia është në duart tuaja. Është koha që ju t’ia kujtoni vetes se keni kontrollin e jetës suaj.

Pse të mos lejoni që njerëzit e tjerë të marrin timonin sot, ndërsa ju thjesht t’i ndiqni ata? Jo vetëm që është më e lehtë të shkosh me rrjedhën, por mund të jetë edhe më interesante. Universi do t’ju japë ende mundësinë për të nisur me ide të reja.

Mendoni për një person që ju ka mësuar me të vërtetë diçka të vlefshme në jetën tuaj. Kujtimi i këtij personi, inkurajimi i të cilit ju ndihmoi në të kaluarën, do t’ju ndihmojë të mbani një qëndrim pozitiv sot. Nderoni këtë person duke qenë një prani pozitive dhe inkurajuese në jetën e dikujt tjetër.

Sot do të mendoni se jeni shumë i zënë për një debat të gjatë për një sërë çështjesh, por e keni gabim. Gjithmonë ka kohë të mësoni më shumë për gjëra që janë të rëndësishme për ju! Kur takoni dikë që sfidon mendimet tuaja, jo vetëm buzëqeshni, por përpiquni të merrni sa më shumë informacion.

Problemet që keni pasur me disa bashkëpunëtorë janë zhdukur tani dhe ka më shumë humor në vendin e punës. Është koha ta përqendroni vëmendjen tuaj atje ku nevojitet më shumë, në punën tuaj.

Reflektimi për jetën tuaj nuk është një veprim egoist. Në një farë mënyre, është vetëmohues. Duke kuptuar pse bëni gjërat që bëni, jeni në gjendje të mësoni llojin e duhur të mësimeve që ju nevojiten për t’u bërë një mik më i mirë, një partner më i mirë dhe një punonjës më i mirë.

Diçka e madhe mund të ndodhë sot, që do t’ju detyrojë të merrni një qëndrim të diskutueshëm, duke bërë që miqtë tuaj t’ju admirojnë edhe më shumë. Duke qenë kaq parimor, ju bëheni një anëtar i respektuar i grupit tuaj shoqëror. Sot mund të jeni zëri i arsyes, që i ndihmon të gjithë të shmangin konfliktin.

Të përziesh punën me kënaqësinë nuk është gjithmonë një veprim i keq, por thjesht kërkon punë shumë delikate. Në aspektin sentimental, sot mund të nisni disa njohje interesante.

Askush nuk do të jetë në gjendje të gjejë gabime te puna juaj sot, pavarësisht sesa mund të përpiqen ta bëjnë këtë. Nuk ka vend për asgjë, përveç besimit dhe krenarisë sot. Ju jeni një yll dhe këtë e dini.

 

Ndiheni më eksperimentalë sot. Do të tërhiqeni nga idetë dhe shprehjet avangarde, që dikur ju bënin të dyshonit apo edhe të frikësoheshit. Zona juaj e rehatisë është e këndshme, por gjithashtu edhe kufizuese.

Sot universi po ju dërgon energjinë e duhur dhe një mundësi të shkëlqyer për të bërë biznes. Kështu që jeni të lirë të bëni gjithçka që dëshironi, sido që të doni. Kjo kohë e qetë vetëm do t’ju lejojë të ktheheni në kontakt me atë që dëshironi të bëni.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.