AKTUALITET

“Kajmaku”/ Sekuestrohet celulari i nënkryetarit të Bashkisë Vorë, Gentian Picari

14:04 - 16.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Gentian Picari.Picari është emëruar në postin e nënkryetarit nga Agim Kajmaku, pasi ky i fundit u shkarkua nga KQZ si kryetar i Bashkisë së Vorës, për shkak se u vërtetuan akuzat e opozitës, se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Greqi për falsifikim parash.




Agim Kajmaku është shpallur në kërkim prej disa ditësh, por nuk dihet vendndodhja e tij. Pas shkarkimit nga KQZ, u zbulua se Kajmaku kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të rinj të bashkisë, duke emëruar në këtë post vetëm Gentian Picarin. Ky i fundit ka bërë kërkesë që t’i rikthehet telefoni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.