BLUETOOTH

Ndarje apo ribashkim? Roberti po mendon kthimin me Norën

18:00 - 16.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndarja e çiftit të famshëm të “showbizz”-it, Nora Istrefi dhe Robert Berisha bëri shumë bujë në median rozë. Kjo çështje vijon të mbetet e gjallë edhe falë intervistave dhe deklaratave që ka dhënë vetë këngëtari. Është e çuditshme sesi vetëm dy muaj më parë ata deklaruan publikisht ndarjen, por gjithçka ende vijon ashtu si më parë. Roberti vijon ta ndjekë ish-bashkëshorten, Norën në postimet e saj, madje edhe duke e  pëlqyer. Mbrëmjen e së enjtes, Robert Berisha ishte i ftuar në “Glamour Zone”, ku foli ndër të tjera edhe për temën më të bujshme të momentit, ndarjen me Nora Istrefin. Roberti sqaroi se ka një dallim mes termave “të ndarë” dhe “s’jemi bashkë”, duke treguar se për të dhe Norën është kjo e fundit. Ata nuk janë ndarë me letra dhe Roberti pranoi se mund të ketë ende një derë të hapur për rikthim. “Nuk kam thënë asnjëherë që jemi ndarë, por nuk jemi bashkë, ky është dallim i madh. Divorci përmes gjyqit… nuk jemi prej atyre çifteve që e kemi bërë me inat. E vërteta qëndron diku tjetër, është personale dhe besoj se mund të ketë ndonjë derë të hapur për rikthim”, – u shpreh ai. E pyetur nga moderatorja se me kë po jeton tani, Roberti na habiti me përgjigjen e tij. Ai rrëfeu se megjithëse janë të ndarë, jetojnë aq afër sa herë pas here qëndron edhe me Norën dhe të bijën. “Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4 vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër, kështu që pak aty, e pak aty! Edhe po të mos ishte vajza, mendoj që çdo çift që ka probleme, ka pauza, ndarje, nuk domethënë të mos flasësh. Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Renee”, – tregoi Roberti. Por pas ndarjes së bujshme nga Nora Istrefi, Robert Berisha është përfolur për një lidhje të re. Ai u fotografua në Turqi pranë një modeleje dhe u tha se ajo ishte e dashura e tij e re. Pas këtyre fotove, Roberti dha një deklaratë ku thoshte se ishte duke xhiruar një klip, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka sqaruar situatën që nga fillimi. Për “Glamour Zone” këngëtari ka treguar se e gjitha ka qenë një rastësi.




roberti 1 roberti 5 roberti 4
<
>

“Në Turqi kam qenë me xhirime që i bën Big Mama dhe Rina. Këto xhirime i organizon Big Mama. Ajo vajza ishte për xhirime. Është modele që jeton në Amerikë. Po të doja, do kisha ikur diku tjetër dhe jo në Turqi, ku ka shqiptarë dhe mund të më bënin shumë lehtë një foto. Ne vendosëm të shijonin kohën e ngrohtë dhe pjesa tjetër e grupit nuk zbriti, sepse ishin të lodhur. Ishte rastësi që mbetëm vetëm të dy dhe u bënë ato foto”, u shpreh Roberti. Pra, ai është ende ‘single’ dhe i dashuruar pas Norës? Të tjera detaje na bëjnë shumë kuriozë në marrëdhënien mes tyre. Ditën e djeshme, vëllai i motrave Istrefi, Bledi ka festuar ditëlindjen dhe urimet nuk kanë munguar. Mes tyre, më i veçanti është ai i Robert Berishës, i cili e ka uruar publikisht ish-kunatin. Ai ka postuar në “Instagram” një foto të Bledit dhe nga urimi për të kuptuam që ndarja ka qenë miqësore: “Gëzuar ditëlindjen Bledush! Të do Robqiqi”, ka shkruar Berisha duke na treguar marrëdhënien e mirë që ka me familjen e Norës.  Gjithashtu nga ana tjetër, Robert Berisha është një nga emrat në listën këngëtarëve garues në Festivalin e Këngës në RTSH. Ndonëse festivali pritet të nisë së shpejti, është zbuluar pak nga projekti përfaqësues i Robertit. “Rtsh.al” bën të ditur se Berisha do të sjellë një këngë romantike e kjo të shtyn të mendosh se mund të jetë një dedikim për Nora Istrefin. Bëhet fjalë për një baladë dashurie, që mesa duket është një mesazh i qartë për ish-partneren. Që nga momenti që pranoi publikisht ndarjen, Roberti nuk ka ngurruar të flasë në intervista të ndryshme për Norën, duke bërë deklarata të forta lidhur me këngëtaren. Në intervistën më të fundit kujtojmë që Berisha deklaroi që vetëm vdekja e ndante nga Nora, duke lënë kështu vend për dyshime për ndonjë ribashkim të mundshëm. Tashmë mbetet vetëm të presim këngën e festivalit. Pra, ç’të jenë gjithë këto indicie? Të jenë rikthyer sërish bashkë, apo të jenë drejt asaj rruge? Gjithçka mund të pritet nga Roberti, i cili në qershor deklaroi se vetëm vdekja mund ta ndajë nga Nora. Të jetë e vërtetë?

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.