Kryesore

Video/ Pas Metës edhe Basha sulmon Dvoranin: Simbol i korrupsionit dhe kapjes së shtetit

12:52 - 16.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi ashpër kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.Nga Devolli, ku po zhvillon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha tha se Dvorani është simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit.




“Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri”, tha Basha.

Një debat i ashpër politik ka nisur mes palëve ditët e fundit sa i përket procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar padi penale ndaj kreut të KED, pasi sipas tij, ka shkelur Kushtetutën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.