BLUETOOTH

Sërish bashkëpunim? Flori kapet ‘mat’ me Arilenën dhe fansat ‘çmenden’ për këtë ribashkim

18:00 - 16.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ata me siguri po përgatitin diçka bashkë dhe dyshja duket se do të na befasojnë shumë shpejt. Kanë kaluar dy vite që prej hitit “Nallane”, një bashkëpunim muzikor mes Flori Mumajesit dhe Arilena Arës që rezultoi shumë i suksesshëm pasi kënga u pëlqye shumë dhe vazhdon të dëgjohet. Pas dy viteve, Flori dhe Arilena kanë vendosur të bashkëpunojnë sërish për një këngë të re.




Të paktën kështu po përflitet në media pas veprimit të fundit të dy këngëtarëve. Edhe Flori, edhe Arilena kanë pozuar të dy bardh e zi në studion e fotografit Ergys Zhabjaku, duke lënë të kuptohet se po realizojnë foton cover për këngën e tyre të re. Edhe Arilena së fundmi është parë duke punuar në studio, ndërsa Flori pak ditë më parë deklaroi se do publikojë dy këngë të reja. Njërën prej tyre e publikoi ndërsa tjetra pritet të jetë bashkëpunimi me Arilenën. Tashmë është konfirmuar se Arilena do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, e mund të jetë ky projekti për të cilin po bashkëpunojnë dyshja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.