AKTUALITET

Sherr për pronat në Tiranë, dhunon mbesën dhe qëllon me breshëri plumbash makinën e vëllait

17:04 - 16.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mësohet se është arrestuar një 58 vjeçar, i cili ka dhunuar ,mbesën teksa po debatonte me të vëllain.




Sakaq bëhet me dije konflikti mes tyre kishte nisur për motive pronësie.

Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i 58 vjeçarit,  i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait duke e qëlluar me armë zjarri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 6, parandalon përshkallëzimin e një konflikti  me pasoja të rënda .

Policia vë në pranga një 58-vjeçar i cili gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.

Shpallet dhe në kërkim djali i 58 vjeçarit i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait duke e qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë, Tiranë.

Në fshatin Maknor ky shtetas është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit (të shtetasit Xh. S.) pasi ka  qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.