POLITIKË

“Situatë dramatike”, Meta ftesë Bashës e gjithë krerëve të opozitës: Ejani në takim sa më shpejt, brenda datës 20!

15:28 - 16.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ftuar kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare, në një takim urgjent.




“News24” dhe “BalkanWeb” kanë zbardhur ftesën e Metës, në të cilën thuhet se vendi ndodhet në një situatë dramatike, me pasoja të papranueshme. Nisur nga kjo situatë, Meta i kërkon Bashës dhe gjithë opozitës jo parlamentare të shkojë në takim sa më shpejt, mundësisht brenda datës 20 nëntor 2019.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në ftesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.