Horoskopi

Horoskopi i datës 17 Nëntor 2019

00:00 - 17.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Do të futeni thellë në mendime për dashurinë që ndjeni ndaj dikujt që ndodhet larg jush. Mund të jeni lodhur nga rutina e përditshme dhe do ishte e udhës të planifikoni disa ditë pushime, ose një udhëtim të shkurtër.

Do të jeni pjesë e një aktiviteti ku do të jenë të pranishëm persona mjaft të rëndësishëm të fushës ku ju punoni. Dëgjoni me kujdes gjithçka thuhet aty dhe përpiquni të zbatoni disa nga idetë e prezantuara, të cilat ka gjasa të ndikojnë shumë shpejt në gjendjen tuaj financiare.

Disa botime të reja mund të sjellin njohuri interesante për ju, të cilat do të dëshironi t’i diskutoni me miqtë. Bisedat në lidhje me çdo temë do të jenë informuese dhe të dobishme. Dashuria për miqtë, të afërmit dhe për një person të veçantë do t’ju mbushë zemrën sot. Një mbrëmje intime me partnerin do të jetë shumë e zjarrtë.

Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund të vijnë nga një mik apo koleg i ngushtë. Mos i nënvlerësoni ato, por përkundrazi, merrini për bazë. Do të jetë një ditë e mbushur me aktivitete argëtuese, të cilat do të ndikojnë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike.

Romanca dhe arti do të dominojnë këtë të diel. Do të frymëzoheni nga muzika, piktura, poezia. Gjithashtu, do të keni dëshirë që këtë ndjesi ta ndani me gjysmën tuaj të zemrës. Disa persona të kësaj shenje do t’ua kushtojnë këtë ditë fëmijëve, të cilët do të jenë burim kënaqësie.

Mos u shqetësoni dhe mos e humbni besimin teksa takoni disa persona të profilit të lartë. Disa plane të rëndësishme do të nisin të vihen në zbatim, duke ju sjellë përfitime të reja financiare.

Nëse po planifikoni të merrni pjesë në një event mjaft të rëndësishëm, mos e çoni vetëm. Do të ndiheni më të vendosur nëse shoqëroheni nga një mik të ngushtë apo partneri/partnerja juaj.

Keni pasur sukses së fundmi në profesionin tuaj. Keni punuar dhe mësuar shumë, çfarë nuk ka kaluar pa u vënë re nga shefat tuaj. Nuk përjashtohet mundësia e rritjes në detyrë. Sa i përket anës personale, nuk parashikohen ndryshime.

Sot do të jeni me fat, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë. Marrëdhëniet me një person mjaft të veçantë mund të jenë më afër se kurrë. Ndiqni intuitën dhe mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja.

Do të ndiheni në qendër të vëmendjes gjatë kësaj të diele. Partneri/partnerja juaj mund t’ju thotë diçka mjaft të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Ndërsa disa persona të kësaj shenje rekomandohet të bëjnë kujdes me komunikimin në familje.

 

Ngjarjet sociale mund të marrin shumë nga koha juaj sot. Ka gjasa të takoni një mik të vjetër, të cilin/cilën keni kohë pa e parë. Ndërsa takimi i sotëm me partnerin/partneren mund të rezultojë më pasionant se zakonisht.

Më në fund puna dhe karriera mund t’ju sjellin suksesin për të cilin keni shpresuar. Kjo mund të jetë mirënjohje për përpjekjet dhe përkushtimin, si dhe për punë të palodhur. Shmangni tejkalimin e shpenzimeve, nëse vendosni të bëni blerje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.