Aktualitet

I forti i Bajrajve urdhëroi shtetarët t’i fusnin në punë miken, pas Santiago Malkos, krimi i lidhur ngushtë me administratën

15:57 - 18.11.19 gsh

Të dhënat interesante për hetimin dolën gjatë kqyrjeve të përgjimeve telefonike dhe dokumentave të sekuestruara, për sa i takon lëvizjes së Bajrave në fushën e gjobëvënies, por edhe më tepër.



Pozicioni i grupit të Bajrave, i goditur një vit me parë, pritet të rëndohet sërish. Sikundër thotë një burim i besueshëm i Top Channel, së paku ndaj dy prej tyre, ndaj Behar Bajrit dhe Safet Bajrit, prokuroria do të ashpërsojë qëndrim dhe do të shtojë akuzat.

Të dhënat interesante për hetimin dolën gjatë kqyrjeve të përgjimeve telefonike dhe dokumentave të sekuestruara, për sa i takon lëvizjes së Bajrave në fushën e gjobëvënies, por edhe më tepër.

I konsideruar si nje nga  protagonistet kryesorë të Bajrave, Behar Bajri, 40 vjeç, veç pesë akuzave se shpejti do të ketë edhe dy të tjera, me kryesorja e lidh atë me ndikimin pranë autoriteteve shtetërore për të punësuar dhe mbajtur në detyrë një shtetase. Siç thonë burime të sigurta, dyshohet se duke ndikuar pranë një institucioni, Bajri ka ushtruar ndikim të paligjshëm për shtetasen e cila ndërkohë nuk e frekuentonte fare detyrën, edhe pse rezultonte e angazhuar. Kjo shtetase është marrë në pyetje më herët, thonë burime të sigurta, ndërkohë që identiteti i saj nuk bëhet i ditur pasi hetimet po zhvillohen me intesitet.

Behar Bajri është ekstraduar gjatë korrikut të këtij vendi nga Holanda, si një ndër të arrestuarit e operacionit “OAZ”, që u finalizua me arrestime të tjera sikundër ai i Enver Bajrit, jashtë Shqipërisë, apo edhe Safet Bajri në kryeqytet. Ky i fundit, së bashku me Ilir Rustemin, pritet t’u adresohen edhe vepra të tjera të gjobëvënies. Grupi i Bajrave ka një sërë akuzash të bëra më herët publike që nga veprat e vrasjes dhe kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

(Marrë nga Top Channel)

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.