Sociale

Gjenerali amerikan James Jones viziton “Ashraf 3”, takohet presidenten e MEK, Maryam Rajavi

16:47 - 18.11.19 Gazeta Shqiptare

Të dielën më 17 nëntor 2019, Gjenerali James Jones, Këshilltari i parë i Sigurisë Kombëtare për Presidentin Barack Obama dhe ish-Komandant Suprem i Aleancës për Europën, vizitoi Ashraf-3 në Shqipëri, ku banojnë anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe u takua e bisedoi me znj. Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).



Z. Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane dhe ish-Ministër i Mbrojtjes, e shoqëroi Gjeneralin Jones në vizitën e tij në Ashraf-3.

Gjatë kësaj vizite në Ashraf-3, Gjenerali Jones vizitoi gjithashtu edhe muzeun e 120 Viteve të Betejës për Liri në Iran dhe foli me disa anëtarë të PMOI-së. Duke iu drejtuar anëtarëve të PMOI-së, ai tha, “Përgëzimet e mia të sinqerta për gjithçka që keni bërë këtu në një kohë kaq të shkurtër…  Por teksa shoh këtë audiencë, ndihem sikur po shoh të ardhmen e Iranit. Një Iran i lirë, një Iran që së shpejti do të gëzojë demokracinë dhe lirinë nën udhëheqjen e znj. Rajavi dhe të të gjitha organizatave të bashkuara që përbëjnë NCRI-në sot. Kjo është e ardhmja që po shohim. Dhe kjo e ardhme do të vijë, shpresoj, shumë, shumë shpejt…. [Populli i Iranit] meriton një qeveri të re. Dhe farat e asaj lirie janë pikërisht këtu, e ardhmja është këtu…. Do të përpiqemi të bëjmë çdo gjë që mundemi për të sjellë rrëzimin e këtij regjimi në një kohë sa më të shkurtër në mënyrë që të mund të gëzojmë dritën e lirisë, demokracisë, dhe shpresës për një jetë më të mirë për të gjithë popullin e Iranit.”

Duke e mirëpritur Gjeneralin Jones, znj. Rajavi iu referua kryengritjes mbarëkombëtare tre-ditore të popullit iranian, duke theksuar se toka po lëkundet nën këmbët e mullahëve. Populli dhe rinia iraniane janë duke i rezistuar shtypjes së mullahëve, tha ajo, duke shtuar se regjimi e ka gabim nëse mendon se mund ta ndalë këtë kryengritje me anë të vrasjeve e arrestimeve. Populli dhe Rezistenca iraniane janë betuar se do ta përmbysin këtë regjim dhe do të themelojnë paqen, demokracinë dhe sovranitetin popullor në Iran. Në rrethana të tilla, komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duhet t’i mbështesin kërkesat e drejta të popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim dhe për të themeluar lirinë e demokracinë në Iran.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.