POLITIKË

BE-ja njeh Arta Vorpsin si anëtare e GJK-së, Presidenca nuk humbet kohë me përgjigje: Koçijançiç të lexojë Kushtetutën në shqip, të mos manipulohet nga ‘Rilindja’

18:04 - 18.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenca reagoi menjëherë pas qëndrimit të BE-së kundër emërimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare te Gjykatës Kushtetuese.




Këshilltari për mediat i Presidencës Tedi Blushi i bëri thirrje zëdhënëses së Punëve të Jashtme dhe Sigurisë në BE Maja Koçijançiç që të mos manipulohet nga mazhoranca socialiste dhe të lexojë saktë proçedurën e zgjedhjes së anëtarit të GJK-së.

”Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite!”, shkruan Blushi.

Koçijançic u shpreh se nëse afati i zgjedhjes presidentit për një gjyqtar të GJK-së, atëherë kandidati në listën e KED-së zgjidhet automatikisht si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Meta nuk pranoi të dekretonte Arta Vorpsin si anëtare të GJK-së me justifikim se KED-ja kishte vonuar qëllimisht dërgimin e listave. Më pas parlamenti i dha të drejtë Vorpsit të zgjidhej si anëtare, kurse Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin. Kreu i shtetit deklaro se do të padisë penalisht kryetarin e KED-së Ardian Dvoranin për ”shpërdorim detyre” teksa ka ndëhyrë në Fletoren Zyrtare të shtetit duke botuar emrin e Arta Vorpsit si anëtare e GJK-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.