BOTA

Mbillnin drogë në vazo hermetike dhe e groposnin në pyll, arrestohen 4 shqiptarët

16:16 - 18.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka arrestuar mëngjesin e sotëm 5 persona, ku 4 prej tyre janë shqiptarë dhe 1 është italian. Akuza që ngrihet ndaj tyre është trafikim droge.




Ata e mbillnin drogën në vazo hermetike e më pas e groposnin atë në pyll.

Ishte kjo arsyeja përse operacioni u titullua “Dhelprat e Ballkanit”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kg drogë e llojeve të ndryshme, marijuanë, kokainë, heroinë, hashash. Shqiptarët e vënë në pranga janë shtetasit Erjon Maskaj, Bledar Maskaj, Taulan Hoxhaj e Geront Aliaj. Të gjithë rezultojnë se kishin vendqëndrim të rregullt në Itali.

Ky operacion ka nisur hetimet që në vitin 2017. Droga “varrosej” në toka bujqësore pranë vendbanimeve, në provincën e Genoas. Duke pasur parasysh faktin se në kuadër të së njëjtit operacion, edhe më herët ka pasur të arrestuar, numri i të prangosurve tashmë ka shkuar në 16 vetë. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë që punonin në bujqësi ose nëpër ferma.

Klientët e shqiptarëve dhe trafikantëve të tjerë zakonisht ishin persona të një statusi social më të lartë si ekonomistë, zyrtarë etj, të cilët konsumonin lëndë narkotike. Hetuesit italianë shprehen se grupi vazhdon aktivitetin e se do të vijojnë hetimet deri në çmonetimin e krejt grupimit të trafikantëve.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.