Kryesore

“Non-grata në Presidencë”/ Meta i ankohet OSBE për Bochardt: Vuri në diskutim dekretin dhe nxorri gishtin e mesit

16:06 - 18.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenta Meta i ka drejtuar një letër OSBE-së duke u shprehur se drejtuesi i këtij misioni nuk është më i mirëpritur në Presidencë për faktin që vuri në diskutim dekretin e Presidentin për zgjedhjet vendore, si dhe për faktin që i drejtoi gishtin e mesit protestuesve.




Letra e Metës për OSBE

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentat Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenghagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se:

  1. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe vlerësimet e konsideratës më të lartë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.