Aktualitet

Ngjela: Askush nuk ia hapi derën në SHBA gruas së Ilir Metës, së shpejti shkarkohet

14:40 - 18.11.19 gsh

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ndaj Ilir Metës, duke vënë theksin se presidenti do të shkarkohet nga detyra.



Avokati Ngjela shprehet se shkarkimi i Metës nga Parlamenti, është hapi i parë i madh i likuidimit ligjor të të gjithë kësaj klase dirigjente që, me një korrupsion gjigand, ka shkatërruar mirëqënien e shqiptarëve.

“Të gjithë të korruptuarit e lartë do të shpronësohen. Ilir Meta është i pari“- shton ndër të tjera avokati.

Reagimi i plotë: 

Askush nuk po ia hap derën në Amerikë gruas së Ilir Metës. Kurse Meta, ende reziston për të dëmtuar Shqipërinë. Është i pushuar. Këtë nuk do që ta kuptojë, dhe mendon se mund të blejë politikën e lartë me paratë e tij të pista. Turp. Pamundësi absolute; por kujt t’i thuash! Mbasi të pushohet nga Parlamenti, Meta nuk ka më forcë juridike.

Ku kuptohet se shkarkimin i Metës është çështje ditësh? Rama i tha Metës para disa ditësh: unë nuk kam gjë në dorë, këtë çështje e drejton Uashingtoni dhe Brukseli. Atëherë? Meta do shkaktohet, se ka bërë shkelje shumë të rënda.

Vërtet mendon Meta se, për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin? Mëndjelehtësi infantile.

Procesi për të shkarkuar Metën ka mbetur në vend, sepse, siç duket, e ka bllokuar Rama. Po tani, nuk ka më gjasë të ndalojë. Këto ditë procedura duhet ta shkarkojë.

Të gjithë të trembur janë, por reforma do të shkojë deri në fund. Shqiptarët janë të mërzitur, sepse janë tradhëtuar nga krerët e tyre, të cilët i kanë grabitur ligsht në 25 vjet rresht. Viti 1991, që mendohej se do t’u sillte shpëtimin, i zhyti ligsht shqiptarët në një skllavëri të re.

Kjo është e vërteta e kësaj kohe. Por, shkarkimi i Metës nga Parlamenti, është hapi i parë i madh i likuidimit ligjor të të gjithë kësaj klase dirigjente që, me një korrupsion gjigand, ka shkatërruar mirëqënien e shqiptarëve për të siguruar miliarda dollarë si pará individuale pushtetarësh; mijëra hektarë tokë e truall, dhe qindra mijëra metër katrorë ndërtim mbi pronën e grabitur me falsifikime korruptive. Shqiptarët duhet të jenë të sigurt, se kundër korrupsionit shqiptar atyre iu është zotuar politika amerikanë. Të gjithë të korruptuarit e lartë do të shpronësohen. Ilir Meta është i pari.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.