Show-Bizz

Realizon rekordin e jetës! Erkand Qerimaj fiton 3 medalje argjendi në kualifikueset për Tokio

18:00 - 18.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erkand Qerimaj na ka bërë një dhuratë shumë të bukur duke fituar 3 medalje argjendi në turneun ndërkombëtar “International Naim Suleymanglu” kualifikues për lojërat olimpike Tokyo 2020 ! Duke thyer rekordin kombëtar në dygarësh solli rezultatin më të mirë të tij duke ngritur 351 kg në dygarësh! “Ngrita 158 shkëputje dhe 193 në shtytje. Përzemërsisht falënderoj familjen time për mbështetjen , trajnerin tim Zef Kovaçi, Komitetin Olimpik dhe Federatën e peshëngritjes që mundësuan pjesëmarrjen në garat kualifikuese ! Mirënjohës shumë edhe për suportin e dhënë nga “Sport Klub Tirana” dhe “Muscle Gain Albania” ! Ngritja e flamurit për mua është një mision shumë i rëndësishëm dhe uroj me zemër të ndihen të gjithë shqiptarët krenarë për arritjen time që pa dashamirësinë dhe përkrahjen tuaj do ishte shumë më e vështirë”, shkruan Erkandi në ‘Facebook’. Nuk kishim si të ishim më krenarë se kaq! Një arritje shumë e mirë për peshëngritësin më të mirë të vendit tonë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.