AKTUALITET

Video/ “Kam USB, do e bëj publike”, thellohet konflikti në familjen nga Belshi, dy vëllezërit përballen live, Bledari: Nëse prindërit kanë moral…

13:56 - 18.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vazhdon historia e familjes Dervishi nga Belshi. Disa ditë më parë në studion e emisionit “Me zemër të hapur” ishin bashkëshortët së bashku me njërin prej djemve Mikelin, të cilët thanë se djali tjetër, Bledari, është në konflikt me prindërit për shkak se kërkon të marrë gjithë banesën.




Në sherrin mes tyre është përfshirë edhe Mikeli, i cili ka ndërhyrë fillimisht për t’i ndarë nënën e tij me kunatën.

Sipas tij, kjo e fundit e ka dhunuar disa herë nënën e moshuar. Të nesërmen, kunata ka tentuar t’i hedhë atij hirin e zjarrit në fytyrë dhe ta gjuajë me mjete të forta. Viktima në këtë mes, sipas policisë dhe gjykatës, ka qenë sërish kunata, dhe 41-vjeçari ka kryer 8 muaj burg për dhunën e ushtruar ndaj saj.

Në transmetimin live ka ndërhyrë Bledari, i cili ka hedhur poshtë akuzat, duke u përballur përmes telefonit me vëllanë e tij, Mikelin.

Rrëfimi:
Mikel Dervishi: Ti merr disa fatura sot. Shkakton dëm psikologjik dhe sjell disa imazhe këtu. Mjekun ligjor e thërras në gjyq dhe nuk përgjigjet. Unë jetoj në Korçë dhe më shumë kam jetuar jashtë shtetit. Unë dua të kthehem, por sa afrohem Adelina më provokove me video. Thirret policia. Bledari kërkon shtëpinë.

Bledar Dervishi: Kam kërkuar që të dal ne emision, por unë nuk jam në dijeni që ju keni bërë një emision me prindërit e mi. Nuk jam kundra, por vëllain tim nuk e kam ndaluar që të takojë pleqtë. Ju them dhe juve si gazetarë që të shkoni në polici të verifikoni.

Unë kërkoj me forcën më të madhe që Mikeli të kthehet në shtëpi së bashku me nusen. Nuk thirret policia në asnjë moment. Ne kemi filmuar për të treguar juve që Mikeli nuk është i kërcënuar. Mua më vjen keq kur i shikoj prindërit e mi aty. Unë me Adelinën do largohemi në Greqi. Do largohem unë.

Mikeli: I keni mbyllur derën nënës. Kam USB-në dhe do e bëj publike. Ti ke dhunuar nanën. Ajo nënë të ka dhënë gji dhe është turp.

Bledari: Kam respekt për ligjin, sepse jam njeri i ndershëm. Do më dëgjoni me kujdes. Unë po largohem në Greqi. Kam prerë biletën, por çfarë kam investuar aty, nëse prindërit kanë moral do mi japin.

Mikeli: Ti nuk ke investuar asnjë lekë. Ke pllakat pa paguar. Ke firmat të papaguara.

Bledari: Këto janë manipulime. Ky dhe nusja e këtij kanë bërë namin në Korçë. Çdo çift kërkon të ketë një engjëll, një fëmijë. Por unë nuk e kam arritur këtë gjë. Këta ma kanë ndërprerë, sepse ky i ka lanë prindërit. Unë kam bërë çdo gjë për këta prindër që nuk e vlerësojnë. Unë nuk e kuptoj vëllain tim. Unë paskam zbatuar shtëpinë e pleqve me zor? Nuk është e vërtetë.

Mikelin nuk e kam kërcënuar, nuk e kam filmuar. Ky Mikeli, vëllai im, ma kyç derën. Si ka mundësi që me lekët e një sakateje paguan drita dhe ujë. I ka marrë vëllait të madh 13 milionë lekë. I lutem nipit dhe kunatës që të marrin në telefon sot. Motrën mos e telefononi, sepse kërkon të bëjë ligjin. Të kthehet Mikeli në shtëpi. Unë kërkoj djersën time. Këtë shtëpi e ka ndërtuar babai dhe nëna. Babai ka dy shtëpi.

Kur është ndërtuar shtëpia nuk kam lindur unë. Investimet në shtëpi janë bërë në 2016 e mbrapa. Janë bërë dyer, dritare dhe sovatime. Kanë shkuar rreh 6 ose 7 milionë lekë. Këto investime i kam bërë unë. Mikeli nuk ka bërë asgjë aty. Në atë shtëpi jetojnë pleqtë, të cilët më ndanë nga grindja me Mikelin. Sa herë vjen bashkëshortja e tij aty fillon sherri. Pse prindërit e mijë duan të më nxjerrin nga shtëpia? Mikeli ka thënë do t’ju vras, ndërsa babi ka thënë: lërë, lërë se po filmon. Atë video e ka bërë nusja e tij pasi ka mbaruar sherri.

Kushe, nëna e djemve: Ata të largohen nga shtëpia, sepse më dhunojnë. Le të rrinë veç, sepse janë ndarë që në 2014-ën. Djali tha do të ndahem. I thashë, pse po ndahesh? I thashë: këtu zërë këtë pjesë dhe një vit nuk kishim debate. I dhamë një fuqi që të lante enët. Konflikti ka ardhur nga banjo, sepse kyçte derën, pasi ka vendosur dy tre qypa aty. Unë them të drejtën.

Bledari: Mikeli na ka lënë në mes të rrugës. Kam zbritur çatinë në tokë dhe kam restauruar çdo gjë. Më thotë nëna ime që u nda Bledari nga ne. Unë u ndava nga grindjet që prodhonte Mikeli me gruan e tij.

Drita, vajza: Në radhë të parë përshëndes familjen time. Qëkur janë fejuar dhe martuar ka pasur konflikte. Çdo çift ka probleme dhe këto probleme duhet të zgjidhen mes tyre, jo të dhunojnë prindërit e tyre.

Rasti i parë i kam thënë vëllezërve: kam ardhur ë marr nënën ta operoj dhe nuk më janë përgjigjur. Nëna kishte një shenjë të zezë në fytyrë dhe më thotë u rrëzova në banjo. Nusja i thotë pastro banjën. Mami më thotë: ke ardhur të bësh sherre apo të rrish me mua. Mamës i iken shpesh shikimi syve.

Rasti i dytë: Adelina i binte tavolinës dhe i pështynte prindërit. Nuk kemi komunikim me vëllezërit që kur kanë ndodhur këto gjëra. Dhunuesit e prindërve janë Bledari dhe Adelina. E gjithë konflikti bëhet për pasurinë e shtëpisë. Unë iu kam folur vëllezërve, por nuk më kanë dëgjuar.

Nipi: Ajo me xhaxhain, me Mikelin i bëjnë të gjitha këto. Unë jetoj në këtë shtëpi, por paguaj qira, ndërkohë që kam investuar në këtë shtëpi

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.