KULTURË

Afrim Krasniqi: Koha kur Kadare, Arapi, Anagnosti, Luarasi akuzoheshin politikisht

11:23 - 19.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studiuesi Afrim Krasniqi ka njoftuar botimin e librit të tij, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai vëren se ishte koha kur partia pezullonte operën “Traviata “për t’u përmirësuar dhe pastruar nga disa gabime ideo-artistike”, koha kur punëtorët e “Ylli i Kuq” Kamëz, i bëjnë gjyq publik “deputetit” Fadil Paçrami dhe i bëjnë analizën artistike të veprave të tij e në fund e shkarkojnë edhe nga kryetar të Kuvendit Popullor, koha kur krijuesit e Kosovës konsideroheshin “të huaj” dhe kërkohej ndalimi i tyre për shkak se përcjellin mendime kritike ndaj realizmit socialist, koha kur emrat më të njohur të artit dhe kulturës, përfshirë Xhevahir Spahiu, Dhimiter Zhuvani, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Dhimiter Anagnosti, Mihallaq Luarasi, Viktor Gjika, Piro Mani e Piro Milkani, Tonin Harapi e Shpëtim Kushta, Ali Oseku, Maks Velo e Mirush Jero, etj., bëhen objekt i përpjekjeve për akuza politike si dhe i nismave “nga poshtë” për denigrimin apo ndalimin të veprave të tyre, koha kur komisione punëtorësh u angazhuan që “herë pas here, diskutojnë mbi vepra të ndryshme dhe bëjnë vërejtjet e tyre mbi to gjer në shfaqjen e mendimit që të botohet apo të mos botohet vepra”. Krasniqi shënon se janë vitet e përpjekjeve për mbijetesë, vitet kur kultura e arti prekin fundin! Janë vitet ’60-’70, përmes dokumenteve zyrtare të kohës, të papublikuara më parë dhe të përmbledhura në një vëllim dokumentesh me titull ‘Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit’ Vëllimi II, i cili vjen në bashkëpunim midis Institutit të Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe mbështetjes së Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”.




Ai thotë se ishte kënaqësi që gjatë panairit të librit pati rastin të bënte prezantimin e vëllimit të dytë së bashku me studiues nga Tirana e Prishtina në aktivitetin e përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit të Shtetit, institucion që ka mbështetur intensivisht realizimin e këtij botimi. Ai e mbyll postimin duke falënderuar Ardit Bidon, Hasan Bellon, Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe “Konrad Adenauer” Stiftung Albanien. Vëllimi i parë i dokumenteve përmbledh periudhën 1945-1968, vëllimi i dytë periudhën 1969-1973 dhe gjatë 2020 do të vijohet me vëllimin e tretë për periudhën pasuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.