Show-Bizz

Grimieri pranon se është gay: Vëllezërit e mi shqiptar, hapni sytë dhe zemrën

12:31 - 19.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmnjen e djeshme grimieri i njohur me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic, fitoi çmimin “American Influencer Awards 2019” në “Dolby Theatre” në Los Angeles. Çmimi ju dorëzua nga mikesha e tij e Kim Kardashian, e  cila e emocionoi pa fund.  I emocionuar dhe me  lot në sy grimieri  ka treguar para të gjithve se është gay,  duke dhënë një mesazh për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptar që duhet ta pranojnë veten ashtu siç janë .




“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe.

Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin! u shpreh Mario me lot në sy.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.