BOTA

´´Jam sëmurë´´/ Vuçiç flet për gjendjen e tij shëndetësore

15:54 - 19.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shtrua në spital ditën e premte për shkak të problemeve shëndetësore.




Ditën e sotme, Vuçiç ka reaguar lidhur me gjendjen e tij duke i´u përgjigjur komenteve, sipas të cilave një gazetar i N1, Miodrag Sovilj ishte fajtor për shtrimin e tij në spital.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, ai u përgjigj se shëndeti i tij nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje.

“Gazetari i televizionit tuaj nuk ka lidhje me shëndetin tim. Unë jam i sëmurë kronik” – tha Vuçiç.

“Shëndeti im nuk ka asnjë lidhje me televizionin N1. Këto janë problemet e mia. Për momentin nuk jam në formën më të mirë, por për sa kohë që kam energji do të luftoj”, shton ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.