POLITIKË

Kallëzimi i Metës për Dvoranin, avokati Vishaj: Pse nuk mund të regjistrohet procedimi, nuk ka vepër penale

17:14 - 19.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur presidenti Ilir Meta dorëzoi sot kallëzimin penal për kreun e KED Ardian Dvoranin, për shpërdorim detyre, vjen një reagim nga avokati Sajmir Vishaj. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Vishaj pohoi se nuk mendon se do të regjistrohet kallëzimi, pasi në këtë rast nuk bëhet fjalë për vepër penale dhe veprime nga një individ, por të një institucioni me disa anëtarë.




“Nuk ka rëndësi iniciativa që presidenti i Republikës ushtron të drejtën e një kallëzimi. Ashtu siç një institucion apo person, në momentin kur merr vesh një shkelje ka të drejtë që të bëjë kallëzim. Prokuroria është jo kompetente për të regjistruar një kallëzim të tillë. Në momentin që një institucion i drejtohet me kallëzim një prokurorie, duhet të shohim pse. Shpërdorimi i detyrës kërkon një dëm për pasoja shtetërore. Jemi përpara një akti administrativ që mund të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për votën kolegjiale, për shpërdorim detyre nëse nuk është individual. Në rastin e KED s’kemi të bëjmë me një individ por me 6-7 anëtarë që kanë vepruar. Për mendimin tim nuk do regjistrohet kallëzimi penal sepse nuk kemi të bëjmë me vepër penale por me një akt administrativ. Kërkon interpretim.

Nuk mund ta drejtosh në tre prokurori. Dhe vetë janë të paqartë, tek cila prokurori.
Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret ka një rol administrativ, nuk mund të ushtrojë ndjekje penale. Kemi ndryshime të reja me kodin e procedurës penale”, tha Vishaj.

Presidenca njofton sot se kallëzimi i penal i Presidentit Meta për Kryetarin e KED do depozitohet në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.