Kryesore

“Në Kosovë na qerasën me birra”, gazetari tregon pritjen në Prishtinë

23:27 - 19.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndeshje jashtë fushe aspak e zakontë për Anglinë e ka konsideruar gazetari sportiv Adam Shergold eksperiencën e tij në Kosovë, teksa kishte shkuar për të përcjellë takimin Kosovë – Angli e vlefshme për EURO 2020.




“Bulevardi “Nënë Tereza ishte i mbushur me flamuj anglezë dhe kosovarë. Njerëzit në Prishtinë kishin dëshirë të na qerasnin me birra përpara ndeshjes dhe, edhe pse nuk flisnin shumë anglisht, na bënë të ndiheshim të mirëpritur, edhe pse ishim shumë larg vendit tonë. Provuam tension në vizitat tona në Malin e Zi dhe Bullgari, dy vende në kufi me Kosovën. Si një tifoz që e kam ndjekur Anglinë brenda dhe jashtë, kjo ishte hera e parë që kam ndjerë një pritje kaq të ngrohtë dhe një admirim e vlerësim kaq të madh për vendin tim”, shkruan gazetari i Daily Mail.

Një tjetër detaj që ai veçon është vendosja e një “billboardi” të madh në aeroportin e Prishtinës me një foto të Raheem Sterling dhe mesazhi “Mirëserdhët, vëllezër”.

Një nga arsyet që ai nënvizon për këtë është dëshira e banorëve “për të shprehur mirënjohjen për rolin që ka luajtur Mbretëria e Bashkuar për të ndihmuar Kosovën që të fitonte pavarësinë nga Serbia në vitin 2008”.

“Një kontrast i madh me vizitat në Malin e Zi dhe Bullgari, ku Sterling dhe Rashford u bënë viktima të koreve raciste”, shkruan gazetari anglez.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.