AKTUALITET

Për çfarë regjistrimesh e ka fjalën Meta?/ Kërkesë Prokurorisë të sekuestrojë audiot e mbledhjeve të KED

15:43 - 19.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar në kallëzimin e tij ndaj Dvoranit sekuestrimin e regjistrimit audio te mbledhjeve te KED, pasi thotë se mund të dëmtohen apo manipulohen, kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Nga këto regjistrime audio, kreu i shtetit paralajmëron se “do të zbulohen edhe fakte e të dhëna shtesë përtej atyre të parashtruara në këtë kallzim’.




“Presidenti i Republikës, i rekomandon organit të akuzës, të sekuestrojë mënjëherë kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, prej të cilave do të zbulohen edhe fakte e të dhëna shtesë përtej atyre të parashtruara në këtë kallzim. Me prioritet në punën tuaj është sekuestrimi i procesverbaleve audio të datave 21 shtator 2019 dhe 9 nëntor 2018 për të evituar dëmtimin apo manipulimin e tyre të qëllimshëm”, thuhet në kallëzimin e Metës. Kallezimi penal i Presidentit te Republikes per Kryetarin e KED, Ardian Dvorani u depozitua sot ne Prokurorine e Pergjithshme, Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda dhe Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.