Kryesore

Prokuroria i kthen telefonin Kejvinës, por jo makinën. Ja arsyeja

11:09 - 19.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kejvina Kthella pas kërkesës së djeshme që bëri në Gjykatë e Krimeve të Rënda,  Prokuroria ka vendosur t’i kthej telefonin. Pas hetimit të bërë, prokurorët kan arritur në përfundimin se telefoni nuk ka më interes për hetim. Mësohet se prokuroria ka vendosur që te mos i kthejë makinën e sekuestruar të cilën e konsiderojnë ende si provë.




Atëherë kur duket sikur u “harrua” historia e shoqërimit të Kejvina Kthellës në Prokurori, dalin të tjera detaje në dritë. Bëhet me dije se vajza e njohur e ekraneve ka shkuar sërish në Prokurori. Vetëm se këtë herë velina ka shkuar me një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Bëhet me dije se ajo kërkon t’i kthehet celulari i saj, i cili u sekuestruar nga prokurorët e Krimeve.

Kujtojmë se velina seksi u thirr për 10 orë në Prokurori, pasi Redjan Rraja, i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit në dëshminë e tij, kishte thënë se ishte me të dashurën në momentin e ngjarjes. Kejvina u pyet nga prokurorët për rreth 10 orë për lëvizjet e Redjanit ditët e fundit. Megjithatë në rrjetet sociale Kejvina e ka mohuar faktin se ajo dhe Redjani janë të dashur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.