KULTURË

“Rrjedh në këngë e ligjërime”, koncerti për Feim Ibrahimin mbledh artistët e publikun

13:00 - 19.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muzikë që nuk njeh kohë. E tillë është e gjithë krijimtaria e Feim Ibrahimit, e cila pasohet brez pas brezi në kohë e zëra. Nga Vaçe Zela tek Rame Lahaj e kudo, ‘himni’ – “Rrjedh në këngë e ligjërime” është kolona zanore e çdokujt, në dejet e të cilit rrjedh gjak shqiptar. Më këto fjalë, Tyeatri Kombëtar i Operës dhe Baletit fton Publikun në koncertin e 21 nëntorit dedikuar krijimtarisë së Mjeshtrit – Feim Ibrahimi, duke shtuar “ndjehu më shumë se kurrë shqiptar!”




Biletat shiten në sportelin e arTurbina ndqërsa koncerti zhvillohet në 21 nëntor në orën 19:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse. Në koncert, vjen edhe versioni origjinal i këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” , në kohën kur u shkrua nga duart e Feim Ibrahimit, viti 1980 e kur u vulos në memoriet e shqiptarëve nga “Nderi i Kombit” – Vaçe Zela. Kjo këngë do të interpretohet në koncertin e 21 nëntorit nga Armaldo Kllogjeri. Koncerti, i organizuar me nga Teatri i Operës e Baletit, me vepra të gjinive të ndryshme muzikore të lëvruara prej tij: këngët, romancat, kolonat zanore te filmave, veprat vokalo-simfonike dhe muzika e baletit “Plaga e dhjete e Gjergj Elez Alise”, te interpretuara nga artistet e ndritur të TKOBAP, nën drejtimin e dirigjentit aq të suksesshëm, Ermir Krantja.

Ibrahimi, njihet si kompozitori i filmave shqiptarë me temë heroike si: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Kur zbardhi një ditë”, “Pylli i lirisë”, “Shembja e idhujve”, “Ballë për ballë”, etj. Feim Ibrahimi është jo vetëm një nga studentët e parë të kompozicionit të diplomuar në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, por edhe një nga personalitetet më të rëndësishëm të muzikës sonë që formësoi këtë proces kulturor në muzikën tonë”.

Feim Ibrahimi (1935-1997), Kompozitor, “Artist i Popullit”. Ai lindi në Gjirokastër. U diplomua në Konservatorin Shtetëror të Tiranës në vitin 1966. Ai punoi si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (1966–1977) dhe zëvendësdrejtor (1973–1977), sekretar për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve e të Artistëve (1977–1991), drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (1991–1993), pedagog në Konservatorin e Tiranës. Ai kompozoi gati në të gjitha format e gjinitë muzikore, që nga lirikat vokale, muzika e dhomës e deri në muzikën skenike (baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, 1986). Disa nga krijimet e tij të viteve 70, si Koncertet nr. 1 e 2 për piano dhe orkestër, u karakterizuan nga prirje të qarta për pasurimin e gjuhës muzikore me mjete të reja bashkëkohore, që u shprehën më tej në veprat e krijuara në vitet 90, si: “De profundis” (për elektroakustikë), trioja e harqeve “Vikamë”, simfonia Tragjike për recitues, soprano dhe orkestër. Feim Ibrahimi në vitin 1990 themeloi Komitetin Kombëtar të Muzikës, të cilin e drejtoi për katër vjet. Në vitin 1992 organizoi koncertin e parë të Muzikës së Re. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë luajtur edhe jashtë vendit. Ai ka fituar disa çmime të rëndësishme kombëtare si dhe çmimin e Republikës të shkallës së tretë e të dytë. Ai Vdiq në Torino (Itali).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.