POLITIKË

Rusia sjell në Tiranë një diplomat me eksperiencën e Bashkimit Sovjetik

17:31 - 19.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka marrë detyrën ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë. Ai është Mihail Yurevich Afanasjev, i cili ka dorëzuar letrat kredenciale tek Presidenti Meta më 16 Nëntor. Lajmi u bë i ditur nga ambasada përmes një postimi në facebook.




Z.Afanasiev ka punuar në Aparatin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe Federatës Ruse, si edhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit. Në vitet 2005-2010 ka shërbyer si Ambasador i Rusisë në Etiopi. Para emërimit të tij në Shqipëri ka drejtuar një departament të rëndësishëm në Rusi.

Siç raporton TCH, Afanasjev ka drejtuar Departamentin për Informacionin Mbështetës në Ministrinë e Jashtme ruse. Edhe pse informacionet mbi aktivitetin dhe fushat që mbulon ky department janë të pakta, mësohet se një prej objektivave kryesor të punës është siguria e informacionit.

Afanasjev ka udhëhequr disa reforma për forcimin e sigurisë të informacionit dhe teknologjisë në Ministrinë e Jashtme ruse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.