Kryesore

14 mijë lekë shpërblim/ “S’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë” Kampioni i boksit rrëfen jetën e vështirë mes lotësh

11:23 - 20.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampioni i boksit Klevis Çelaj, i ftuar në emisionin ‘’Historia ime’’ të gazetares Mirela Milori, ka rrefyer kalvarin e vuajtjeve ne familje dhe mosperbuzjen nga shteti. Kujtojmë që në muajin tetor boksieri i talentuar fitoi fitullin kombëtar’’Kampion i boksit’’dhe u shpërblye me vetëm 140 mijë lek të vjetra nga Federate, të cilat nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi siç është shprehur Klevisi. Jeta e tij nuk ka qënë e lehtë vjen nga një familje e varfër dhe i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare.  Siç duket skamja dhe varfëria nuk e kanë mundur kampionin Çelaj i cili u shpre se zgjodha të isha sportis dhe jo hajdutë. “E kam nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Jam stervitur vetëm në natyrë”, u shpreh ai.




Pjesë nga biseda:

Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?

Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?

Klevis Çelaj: Të vjetra..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra, ke marrë që dole kampion?

Klevis Çelaj: Aq kam marrë..

Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?

Klevis Çelaj: Po plot, sa të duash, pafund..

Mirela Milori: Cilat kanë qenë, nëse mund ti ndash me ne?

Klevis Çelaj: Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan)

Mirela Milori: Për çfarë të vjen keq që nuk ke në jetën tënde?

Klevis Çelaj: Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam…


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.