POLITIKË

Video/ Berisha flet pas takimit me Metën: Moment kyç, mafia e Ramës do të kap sistemin e drejtësisë

12:53 - 20.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri ka folur jashtë Presidencës pas takimit me Presidentin Meta. Sali Berisha ndër të tjera tha se ky është një moment vendimtar. “Në këtë takim me presidentin e Republikës u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së vendit. Tani është një moment kyc dhe vendimtar, për cdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj këtu se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se cdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi se sa integrimin në BE.




Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjell në mënyrë të neveritshme kapien e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.Kush ka dyshimin më të vogël i rikujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i radar ndrikullës që është aty në kundërshtim me kushtetutën se ajo kërkon që të jetë magjistrat dhe është aty vetëm për ti shërbyer si skllav Edi Ramës. Kush dyshon në këtë që them i bëj vetëm, një pyetje shqiptarë dhe të huaj a mund të na thoni në 320 gjykatës cili gjykatës në historinë 30 vjecare të këtij vendi ka shkelur në mbledhjet partiake, të PS apo PD, ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani në mbledhjet e PS”, u shpreh Berisha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.