POLITIKË

Debati për Kushtetuesen, Balla lajmëron hapin e radhës: Nisim veprimet për shkarkimin e Metës

13:24 - 20.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur dje Gjykata Kushtetuese njohu zyrtarisht si anëtare të saj Marsida Xhaferllari dhe jo Arta Vorpsin, maxhoranca ka bërë hapin e radhës.




Në një dalje publike nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla tha se maxhoranca do të vazhdojë veprimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke i dërguar Komisionit Hetimor materiale të reja shtesë për veprimet apo mosveprimet në rastin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Do të nisim veprimet për shkarkimin e presidenti Meta pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shkelur Kushtetutën. Me vendimin është marrë kërkesa për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e presidenti për zgjedhjen e organeve për qeverisjen vendore. Presidenti i Republikës, me një kurs të përplasjes me Kuvendin ka vijuar të shkel Kushtetutën. Vlerësojmë të domosdoshëm që këto vlerësime të bëhen nga Kuvendi i Republikës për shkarkimin e presidentit.

Kushtetuta jonë, rregullorja, nuk ndalojnë komisionin Hetimor në punën e tij dhe Kuvendi nuk mund të vendosë kufizime për këtë çështje. Nëse kjo kërkesë nuk vlerësohet si në shkelje të Kushtetues, atëherë shkresa është detyrim dhe jo diskrecion i Kuvendit. Një palë që ka dorëzuar një kërkesë mund të ndryshojë dhe të shtojë atë. Dekreti i presidentit për Xhaferllarin është nxjerrë në shkelje të Kushtetutës. Njësoj siç veproi me dekretin për zgjedhjet, veproi njësoj si me Xhaferllarin. “, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.