BOTA

Gjeniu 8-vjeçar në Meksikë mbaron gjimnazin/ IQ më e lartë se e Ajnshtajnit: Dua të bëhem astronaute

10:52 - 20.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk thonë kot i zgjuar lind nuk bëhësh, ky është rasti i një vogëlusheje 8-vjeçare Adhara Perez nga Tlahuac, Meksikë, e cila ka befasuar botën për kofiçentin e lartë të inteligjencës (IQ) 162, që do të thotë se është dy pikë më lart se ajo e Albert Einstein (160) dhe Stephen Hawking (160). Në moshën 5-vjeçare vogëlushja u diagnostikua me sindromën e Aspergerit, pasi u ngacmua nga moshatarët e saj. Ishte psikiatëri ai i cili rekomandoi që e vogla të shkojnë në Qendrën e Kujdesit të Talenteve, dhe aty mësuan për inteligjencën e Adhara.




Vogëlushja 8-vjeçare tanimë po përgatitet të shkojë në Shtetet e Bashkuara për të studiuar astrofizikën, për të përmbushur ëndrrën e saj për t’u bërë një astronaute. Në moshën pesë vjeçare, Perez ishte në gjendje të mbaronte shkollën fillore. Ajo mbaroi shkollën e mesme kur ishte gjashtë vjeç, dhe tani në tetë vjeç, Perez është gjithashtu zyrtarisht një e diplomuar në shkollë të mesme. Tani, në mënyrë të veçantë, ajo është duke ndërmarrë mësime online në Inxhinierinë Industriale në Matematikë në UNITEC dhe Inxhinieri Sistemesh nga CNCI.Perez dëshiron të jetë një ditë një astronaute. Familja mbështet vajzën e saj në realizimin e ëndrrave të saj, pasi ata planifikojnë të shkojnë në SHBA në mënyrë që Adhara të regjistrohet në Universitetin e Arizonës.Familja e Adhara shpreson se ajo mund të marrë një bursë për të studiuar astrofizikën. Adhara po studion gjithashtu anglisht në përgatitje për kolegj.Vogëlushja shkroi një libër me një titull që përkthehet përafërsisht “Mos u Dorëzo”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.