Show-Bizz

Gjuzi pas kritikave të Ruçit, shfaqet me kostumin e Bandës Frymore të Qytetit

15:00 - 20.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak javë më parë Kujtim Gjuzi u vu në qendër të kritikave të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi sa i përket veshjes së tij që nuk përkon me figurën e deputetit dhe përcaktimet që bën Kodi i Etikës së Sjelljes së deputetëve. Prej atëherë Gjuzi është përpjekur që të reflektojë, duke hequr dorë nga veshjet sportive apo me ngjyra të ndezura, dhe duke u kthyer te kostumet. Por sërish ai vijon të shfaqet i ndryshëm nga të tjerët. Kjo duket edhe në këtë kostum të zi dhe me jakë të shkurtër, krejt i ndryshëm nga kostumet tradicionale, ku natyrisht Gjuzi nuk mungon që të vendos edhe një shami të kuqe. Por një nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale ka zbuluar se Gjuzi këtë kostum e ka marrë nga banda frymore e qytetit.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.