Show-Bizz

Grida Duma shkrin akujt e politikës, bën bashkë të djathë e të majtë

14:30 - 20.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Libri “Koha për politikë”, i ish-deputetes së PD, njëherësh anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike, ka ngjallur interes të madh gjatë ditëve të panairit të librit në Tiranë. Kjo jo vetëm te qytetarët dhe dashamirësit e Dumës dhe librit, por së pari te kolegët e saj politikanë. Dhe këtu nuk kanë bërë dallim të djathtë apo të majtë. Një prej tyre ka qenë edhe deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, e cila ka zgjedhur të marrë një libër edhe me dedikim prej ish-deputetes Duma. E përveç saj librin e saj e kanë blerë kolegët e saj demokratë ashtu edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.




Gjatë prezantimit të librit, Duma renditi disa nga hapat që duhet të merren për të përmirësuar klimën politike. Më konkretisht, ajo propozon Parlament dy dhomësh, pra edhe Senat, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura. Ndërkohë që teksa ka folur për kandidatët për deputetë, ka theksuar se duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.