BOTA

Kaliforni/ Goditje me thikë dhe plumb pas koke, gjendet e vdekur modelja 23-vjeçare

11:59 - 20.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me 17 nëntor në Kaliforni, ku një 23-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpi nga nëna e saj. Ajo ishte modele dhe trajnere fitnesi, sipas policisë në trupin e viktimës Alondra Getsemani Villasenor janë konstatuar shenja të goditjes me thikë, ndërsa është qëlluar dhe me plumb në kokë.  Sipas “The Mirror” ajo u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës, pasi u përpoq ta kontaktonte në telefon, por ajo nuk iu përgjigj. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy çanta kanabis dhe predha e një plumbi të kalibrit 9 mm, bën të ditur policia. Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.