AKTUALITET

Kokaina në banane/ Nga ‘Toni Montana’ te ‘CR-77’, ja kodet në pakot me drogë, Prokuroria: Dyshohet ishte porositur nga 6 grupe kriminale

13:59 - 20.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas prokurorisë për Krime të Rënda, ngarkesa prej 613 kg kokainë e gjetur në kontenierët me banane më 27 shkurt të vitit të kaluar në Durrës,  ka dyshime se ishte porositur nga  gjashtë grupe kriminale, kjo për faktin se pakot më drogë që janë gjetur në kontenierët me banane kanë mbishkrime të ndryshme.




Në dosjen e prokurorisë të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, thuhet se nga ekzaminimi i pakove objekt ekspertimi, të përzgjedhura nga 6 grupe, të fiksuara si provë materiale gjatë këqyrjes së kontenierit të vendosur në trajlerin me targa DR 3819 E, në magazinën e kompanisë “Arbi Garden” në Maminas, në sipërfaqene poshtë ambalazhit kanë shenja transekologjike, si formë vijash, thellime si ‘Toni Montana’, ‘BIKE’, ‘ 020’, ‘CR-77’, ‘Mollë 3’, ‘777’, e ‘54’, e kanalizime me forma e pozicione të ndryshme.

Në dosje thuhet gjithashtu se pastërtia e drogës në pakot e gjetura në kontenierë ishte e një niveli shumë të lartë, në masën 86.28%.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane. Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se dënimi do të ulet në 14 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite. Sakaq, për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.