SPORT

Salvini “heq” dorë nga politika, bëhet skaut i Milanit?

15:27 - 20.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Humbja në zgjedhjet parlamentare e ka detyruar ish-kryeministrin e Italisë, Matteo Salvini që të “heqë” dorë nga politika. Ish-ministri i Brendshëm ka zgjedhur që të bëj rolin e një analisti sporti tashmë. Për Radion napoletane “KISS KISS”, Salvini komentoi krizën e Napolit, ndërsa ka shtuar se dëshiron që Milani të bëj “shopping” te jugorët. “Unë nuk e prisja krizën e Napolit. Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim dhe në fushë. Ka lojtarë të nivelit të lartë. Nuk e di nëse po “paguan” konfliktet mes drejtuesve dhe lojtarëve.




Nëse do ishte në dorën time, të paktën gjysmën e lojtarëve të Napolit do t’i dëshiroja te Milani. Lojtarë si Koulibaly dhe Insigne do të doja t’i shikoja në Milano,” përfundoi Salvini. Ai është i njohur për simpatinë e tij për ekipin 7 herë kampion të Europës, duke mos qënë i pari ish kryeministër i vendit që e bën një gjë të tillë. Më parë, Silvio Berlusconi ka qenë pronar me të drejta të plota të klubit kuqezi.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.