AKTUALITET

39 vjeçari godet me grusht të moshuarin, niset menjëherë drejt spitalit të Traumës

15:27 - 21.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

68-vjeçari me inicialet XH.H ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive banale në Gjirokastër.




Sipas informacioneve të para nga policia ,ngjarja ka ndodhur në vendin e quajur ‘’Ish-Agjencia e Udhëtarëve’’, Gjirokastër. Shtetasi me inicialet E.B, 39 vjeç, banues në Tepelenë pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin XH.H, 68 vjeç, banues në Tepelenë. Ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën.

68-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Traumës, Tiranë. Shtetasi E.B është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Nga bashkëpunimi midis Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Komisariatit të Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e tij dhe 39-vjeçari po shoqërohet për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për të vijuar procedurat e mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.