BOTA

Akuzohen për vjedhje makinash dhe bizhuterish/ “Skifterët” shqiptarë kapen gjatë aksionit të rradhës

15:10 - 21.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Varese. Ata ranë në pranga me akuzën për vjedhje të automjeteve dhe të apartamenteve nën kërcënimin e armëve. Të arrestuarit ishin pjesë e një bande të përbërë prej 4 personash, të gjithë me kombësi shqiptare.




Në bashkëpunim me zyrat e Policisë Gjyqësore Polaria në Malpensa, operacioni për arrestimin e pjestarëve të bandës ka nisur që në Shtator të vitit të kaluar.

Raportohet se personat kishin dy garazhe nëntokësorë, ku grumbullonin makinat e vjedhura me qëllim që vendndodhja e tyre të mos zbulohej nga sistemet satelitore.

Dy të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e 5 makinave “Range Rover”, një makine të tipit “Jaguar F”, grabitje bizhuterish si dhe për vjedhje nën kërcënimin e armëve brenda shtëpive në provincat e  Ravenna dhe Brescia.

Aksioni për kapjen e tyre u bë në momentin kur ata po vidhnin një Range Rover brenda një terminali. Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, automjeti u përmbys për shkak të shpejtësisë së madhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.