BLUETOOTH

Fansi i thotë: Mbaj zi për babain, prit një muaj, Big Mama befason me përgjigjen

12:00 - 21.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka pak ditë që vdiq babai i Big Mamës, dhe ajo duket se është kthyer më e fortë se kurrë në aktivitetet e saj. Ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, për të cilën mori shumë komente. Njëri nga komentet ishte edhe ky:




‘Nuk dua të të ofendoj, por poston kështu fotosh si të mos ketë ndodhur gjë, të paktën prit një muaj’. Këngëtarja nuk ka qëndruar në heshtje ndaj këtij komenti:’Po mendohem a duhet të kthej përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme… Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mund të dhimbset babai im më shumë se mua. E dyta, zinë si e mbaj e di vetëm unë, ty hiç mos të të hyjë në punë. E treta, babai im e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë të dal të këndoj në tv dhe të qesh para publikut’,-ka shkruar ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.