BLUETOOTH

Me foton e Ajkës, Xhensila i bën urimin emocionues Besit

11:00 - 21.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për familjen e Bes Kallakut dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj e djeshmja ishte një ditë feste. Besi festoi ditëlindjen e tij të 34 dhe njëkohësisht doli në kinematë e vendit filmi i tij i parë ‘Falco’. Xhensila zgjodhi ta uroj bashkëshortin e saj me një mesazh emocionues dhe plot dashuri duke publikuar dhe një foto të Ajkës, e cila mban veshur bluzën me posterin e filmit të babait të saj. ‘Bekimi ynë, sa shumë falënderoj Zotin për ty! Je fat për këdo që të ka pranë. Sot më shumë se kurrë do dëshmosh, që me Zotin në krah dhe besim tek Ai, me thjeshtësinë, dhe përulësinë, me zemrën e pastër që kurrë nuk lëndon askënd, do tregosh që bëhen gjëra të mëdha edhe pa shkelur mbi njerëz e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo që do sjellësh sot. Unë dhe Ajka do jemi gjithmonë fanset që do të duam përjetë’ ka shkruar Xhensila Myrtesaj në postimin e saj dedikuar Besit. Po aq emocionues ka qenë dhe reagimi i aktorit të humorit: ‘I bekuar jam unë me ju. Ju dua qetësia ime’ ka shkruar ai.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.